Nga Elio Laze
The day after
Diten e djeshme u thërrit protesta e rradhës e opozitës së bashkuar. Si në çdo protestë tjetër isha prezent. Me çader, kapele e kambale dhe shumë skeptik dola bashkë me mikun e familjes Vullnet Topalli. Shiu litar më krijoi bindjen që qytetarët nuk do të prishnin terezinë e vet.
Por sheshi para kryeministrisë u mbush. Qytetarët rezistuan dhe qëndruan.
Thirrjes së organizatoreve iu pergjigjën pozitivisht për të marshuar. Qendruam shumë minuta para ETC ndërkohë që masa e njerëzve levizte. Kuptova përmasen e vertetë të pjesmarrjes. Qytetarë që mbushën plot e perplot të dyja anët e Lanës. Të gjithë të buzeqeshur sikur të ishte nje ditë me diell.
Pashë qytetarë të pa organizuar nga askush që kendonin. Këndonin dhe marshonin të buzeqeshur.
Dhe kjo është këmbana dhe mesazhi më i frikshëm për Edi Ramën. Nëse ai mbulohej pas frazës: “Janë militantet e Saliut dhe të Monës”, tashmë kjo ka rënë poshtë. Militantët e kanë punë, e kanë detyrë të jenë. As qeshin dhe as kendojnë. Qytetarët e lirë po. Dhe dje në protestë pashë edhe të majtë. Pashë të papunë dhe bisnesmenë. Të rinj dhe të moshuar. Njerëz të lirë që kanë vrarë frikën dhe protestonin e kendonin në kor: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…!”
Edi Rama ka mbaru. Ka mbaru vertet. Me çdo pushtet të pushtuar nga ai dhe klika e tij, e katandisi vendin në dorën e kujtimgjuzëve dhe të kriminelëve.
Ai ka mbaru por ai po zgjedh të bëjë të shurdhin përballë kërkesave të popullit.
Shpresoj që sot që është ditë e re, ai të reflektojë dhe të kuptojë mesazhin e frikshëm. Jo te Lulit dhe të Monës por të këngës së njerëzve: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…!”