“Pritet publikimi i provave”, Basha “nxjerr” fakte tronditëse: Kandidatja e Ramës në Durrës e lidhur me dosjen 339

0
146

Në konferencë për mediat kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e “akuzoi” Ramën si një kryeministër të lidhur me krimin.

Basha deklaroi se së shpejti Partia Demokratike do të publikojë prova se si lista e kandidatëve për kryetar bashkie është e mbushur me njerëz të lidhur me krimin.

Ndërsa ka përmendur kandidatin për kryetar bashkie në Shijak si të lidhur me Abdylajt dhe Keçajt, Basha nuk la pa përmendur edhe kandidaten e Partisë Socialiste në Durrës

“Ai është ngjitur pas karriges, që e ka marrë peng krimi i organizuar. Dhe nuk është justifikim ajo që thotë se nuk iki se jam i kërcënuar. Kush e kërcënon? Krimi i organizuar?  Është ngjarje e ndodhur me parë edhe kjo.

Një kryeministër i marre peng nga krimi duhet të largohet një orë më parë.  Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. këtë e provon edhe lista e kandidatëve.  Kandidati i Shijakut është i vendosur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shumë shpejt do të dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit qe është peng i njeriut të dosjes 339.  Lista e Edi Ramës është pasqyra e qeverisë së Ramës’. tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here