Aleatët e PD-së sapo kanë përfunduar takimin me kreun demokrat Lulzim Basha në selinë e PD. Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi dha një deklaratë për mediat menjëherë pas takimit, në të cilën tha:
Do të vazhdojmë me protestat në rrugë derisa të gjejmë një zgjidhje pozitive për Shqipërinë. Siç e shihni dhe vetë se zgjedhjet këtu nuk mund të bëhen, nuk mund të administrohen me në krye zotin Rama. Ky është mesazhi kryesor. Këtë diskutuam sot dhe këtë do të diskutojmë deri në datën 30.
Protestat do të vazhdojnë, do të analizojmë pjesën më të mirë të tyre, sepse ne nuk bëjmë protestë për protestë, siç mendojnë disa, por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur për vite me radhë.”