Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës për shoqërimin në polici të studentes.
Kërpaçi shprehet se policia po i bën presione një studenteje të shkëlqyer me akuzën se ajo ka kërcënuar ambasadorët.
Ja postimi i plotë i Floida Kërpaçit:
FRYMEZOHEMI NGA TY ANA AZIZAJ!
Pra Ambasadorë, Ana ju ka kercenuar jetën?!? Qesharake! Jeten e qytetareve e kercenon krimi shqiptar per te cilin hezitoni te flisni!
Ana ti sot je frymezim dhe shembull, sepse rinia Shqiptare per te ndertuar Shqiperine Europiane nuk duhet te kete turp nga te pamoralshmit!
Jemi me te vendosur se kurre qe bashke me te rinjte dhe te rejat te luftojme per te drejtat tona, per nje Shqiperi me te mire!
Nuk na trembni dot! Nuk na intimidoni dot!
Nuk na e mbyllni dot gojen!
Te rinjte e bashkuar jane me te fuqishem se kurre!
Shame on them!