Vajza e Artur Zhejit kandidon përballë Salvinit, deklaratat e saj nxisin kërcënimet e para…

1
238

Geri Ballo është shqiptarja e zgjedhur nga PD italiane në jug të vendit, për të kandiduar përballë partisë së minisitrit të Brendshëm, Mateo Salvini, Lega Nord, për zgjedhjet e parlamentit europian. Kandidimi i saj është shoqëruar me një ortek sulmesh përmes rrjeteve sociale, për shkak se 34-vjecarja, e cila ka mbërritur në Itali që në vitet 90 ka dalë hapur kundër Salvinit.

“Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediat sociale, zakonisht u themi fëmijëve. T’i a tregosh këtë ministrit të Brendshëm është me të vërtetë poshtëruese”. Kaq mjaftoi për të ndezur sulmet ndaj saj në rrjetet sociale në Itali.

Presidenti i PD në rajonin e Lazios, Nicola Zingaretti, tha se  Geri Ballo po kërcënohet dhe fyhet vetëm për shkak të origjinës shqiptare. “Kjo është ajo që po sjell kulturën e urrejtjes në vendin tonë. Ndaj me Gerin duhet të luftojë së bashku për të fituar respekt dhe barazi”, ka pohuar Zingaretti.

Në një intervistë për mediat italiane, Geri Ballo ka pohuar se ajo është e kundërta e Salvinit.

“Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe. Lega Nord bënte manifestime ku kriminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Historia ime si një fëmijë emigranti, një e diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, që flet për mua dhe është historia e shumë të tjerëve.  Unë nuk kam frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo. Por unë do të doja t’i thosha Salvinit: të largohet nga gjuha e dhunshme, e atyre që gjithmonë kërkojnë armikun”.

Ballo thotë se sulmeve përmes rrjeteve sociale, i është përgjigjur në takime me  njerëzit duke treguar një tjetër histori rreth domethënies raciste që po forcohet në Itali.

“Salvini dikur ishte kundër shqiptarëve, pastaj kundër rumunëve, kundër romëve. Ndërsa tani  kundër grave dhe çdo lloj pakice. Unë tregoj për jetën time dhe për shumë njerëz, jo vetëm për shqiptarët, të cilët kanë jetuar këtu për 30 vjet dhe janë të integruar dhe të respektuar. Kur mbërrita në Cuneo ndjeva një ndjenjë solidariteti dhe komuniteti më lejoi të kisha mundësitë që arrita. Të gjithëve ju kujtohet se si njerëzit largohen nga lufta, nga uria, por janë në gjendje të imagjinojnë një të ardhme”.

Geri Ballo thotë se ka zgjedhur të jetë një kandidate për evropianët, pasi mendon se ky është një moment vendimtar për të ardhmen e Evropës dhe të të gjithë popujve. “Sfida shumë e rëndësishme është për të mos u shtyrë më në nacionalizëm. Të ndihesh evropian është bukur, unë vij nga një vend që ishte nën një regjim të egër deri afër 30 vite më parë. E kam të qartë se çfarë do të thotë të qëndrosh prapa mureve. Evropa si ideal është shumëçka dhe nuk mund ta mohosh. Përkundrazi! Duhet t’i kthehemi ëndrrave si ato evropiane, në mënyrë që të mos biem në cinizmin e shëmtuar që përfaqëson Salvini”.

Geri Ballo ka lindur në Tiranë, dhe është vajza e gazetarit Artur Zheji. E diplomuar në Torino me një diplomë Master, ajo ka punuar në fushën e diplomacisë dhe merret me integrimin, minoritetet dhe Jugun. Përveç specializimeve në Politikat Evropiane, për 6 vjet ajo a ndjekur karrierën diplomatike në Ambasadën Shqiptare në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here