Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për klubin e Shefild Junajtid që para pak kohësh siguroi ngjitjen në Premier Ligë.
Gjatë një gjyqi mes bashkëpronarëve të klubit Kevin Mek Kabe dhe Princit Abdullah Bin Mosad Bin Abdolaziz Al Saud, të cilët zotërojnë të dy nga 50 % të aksioneve të skuadrës është zbuluar se një financim prej 3 milionë eurosh ka ardhur nga familja e Osama Bin Laden, një nga terroristët më të tmerrshëm në historinë e njerëzimit.
Ditën e enjte, avokati Andres Gledhill QC, i cili po udhëhiqte ekipin ligjor të Abdullahut tha se Mek Keb e dinte shumë mirë nga vinin paratë e investuara.