Që prej mbrëmjes së kaluar, kur kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Opinion”, përballë një paneli gazetarësh të njohur, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer memet për kundërshtarin e tij politik.
Së fundi, ai ka publikuar një foto të shefit të maxhorancës në studio, dhe disa prej thënieve të tij, se “biznesmeni italian Beçhetti gënjen, kryeministri i Kosovës gënjen, gazetari i ‘Bild’ gënjen etj.,” ndërsa sipas Berishës vetëm Rama thotë të vërtetën.
“Një meme për diagnozë! Paranoja e ekstremizuar nga Kokaina!”, shkruan Berisha.