“Ditëlindja e 3-vjeçares me të atin në burg prej Ramës”, shpërthen Paloka: A nuk duhen shporrur këto monstra

0
151

Dorjan Protoduari, një nga qëndrestarët më të mëdhenj të protestës epike të banorëve të Astirit në mbrojtje të shtëpive të tyre, është arrestuar e liruar shumë herë që nga nëntori 2018 kur nisi protesta e banorëve të Astirit tek Unaza e Re dhe policia e Sandër Lleshajt, ja ka bërë qelinë e komisariatit nr 6 si “shtëpinë e dytë”.

Edhe sot ai ndodhet sërish në burg, por në familjen e tij që jeton nën ankthin e prishjes së shtëpisë është një ditë e veçantë. Vajza e tij feston sot 3-vjetorin e lindjes.

Lajmin e ka përcjellë Genc Sejko, të shoqëruar me një apel shumë të fortë për kryeministrin Edi Rama, për të liruar Dorin, protestuesin simbol të Unazës së Re.

“Zoti kryeministër,

Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij.

Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Statusi në “Facebook”

“Dori vazhdon te qendroj ne burg vetem sepse kerkoi te mbroje strehen e engjejve te tij .Nderkohe kriminelet dhe ata qe kerkojne ti prishin shtepine per te futur ne xhep 40 milion euro jane dhe ata qe kane urdheruar burgosjen e tij; Edvin Rama, Erjon Veliaj , Damian Gjiknuri dhe nje tufe sherbetoresh ne polici, prokurori e gjykata. Lexojini keto rradhe dhe gjykoni. A nuk duhen shporrur keto monstra nje ore e me pare?”…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here