“Rrihen policët në Elbasan nga 2 të kërkuar për vrasje”/ Policia fsheh ngjarjen

0
123

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe denoncuese të qytetarëve dixhitalë, të cilët shkruajnë se Policia e Shtetit vijon të  mospublikojë rastet që ndodhin në vend.

Me një shënim në “Facebook”, Berisha shkruan se persona të lidhur me pushtetin i kanë djegur makinën një drejtoreshe shkolle në Shkodër. Ndërkohë ai shkruan edhe për një rast tjetër në Peqin, ku dy efektivë të Policisë Rrugore të Elbasanit janë rrahur nga dy persona, që sipas tij, janë në kërkim nga Interpol për vrasje në Itali.

Statusi:

“Fshehja e krimeve, tipar i Narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise. Lexoni dy denoncime nga qytetare dixhital!Denoncohen rrahje e policeve rrugore, vjedhje makine, bankomati. sbPershendetje zoti Berisha, vetem ju jeni zeri i se vertetes. Te henen date 6/5/19 ne oret e para te mengjesit ne Shkoder nje drejtoreshe shkolle i eshte grabitur e djegur me dashje ne periferi vetura dhe ne menyre te cuditshme policia e ka fshehur ngjarjen a thua se po bashkepunon me krimin duke mos e shenuar as ne raportin ditor te ngjarjeve e as ne media. Nji zot e di se cfare krimi mund te jete kryer me ate mjet e narkoshteti ne Shkoder mbulon e nuk zbulon. Anonim .

Prsh Doktorr ka ndodhur nje ngjarje e rende , ne qytetin e peqinit ku jan rrahur barbarisht 2 police rrugore te elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia elbasanit dhe peqinit. te dy personat qe kan rrahur policet jan ne kerkim nga interpoli per vrasje ne itali”, shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here