Vjedhje e shqiptarëve!!! Reagon Vasili: Shqiptarët refuzojnë pagesën e rrugës Tiranë-Durrës…

0
133

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e cilëson të papranueshme vendosjen e taksës për kalimin në rrugën Tiranë-Durrës. Në një reagim në Facebook, Vasili jep argumente se përse një taksë e tillë është vjedhje e shqiptarëve dhe nuk do të pranohet nga qytetarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Pagese per Rrugen Tirane Durres ilegjitime ndersa refuzimi i saj legjitim.

Shqiptareve u kerkojne tani te paguajne para’ per te perdorur autostraden Tirana -Durres.

Po pse akoma duhet te paguajne shqiptaret per rruget ???

Shqiptaret paguajne nga xhepat e tyre 19 miliard leke ne vit ose 160 milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Qeveria nuk perdor as gjysmen e ketyre parave per mirembajtjen e rrugeve.

Qeveria vetem 8.2 miliard leke ose 73 milion euro perdor per te ndertuar rruge te reja.

Qeveria i shtrengon shqiptaret e varfer te paguajne karburantin me cmimin me te larte ne rajon dhe zhvat perdite para’ nga xhepat e tyre.

Keto para perfundojne ne xhepat e qeverise sic tregoi skandali i Unazes se Re me plot 40 milion euro.

Qeveria ju rremben pa pushim para’ qytetareve dhe megjithate rruget nuk mbarojne,rruget e qyteteve permbyten me 10 minuta shi dhe zona te te tera Shqiperise kane rruge primitive.

Ky rrembim i parave te shqiptareve prodhon krize ekstreme, varferi te skajshme dhe tension social shperthyes.

Shqiperia nuk ka nevoje per asnjeren prej ketyre. Refuzimi i pageses per Autostraden Tirane- Durres eshte legjitim sepse taksa eshte ilegjitime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here