Rama dje dhe sot… çfarë i paturpi!! Shtyu zgjedhjet për një çertifikatë lindjeje…

0
251

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili sjellë në vëmendjen e publikut deklaratat që bënte kryeministri i sotëm i vendit Edio Rama në dhjetor të vitit 2006, kur kërcënonte publikisht kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha se nëse nuk do shtyheshin zgjedhjet, atëherë as zgjedhje nuk do të lejonte të zhvilloheshin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili sqaron se zgjedhjet në atë kohë u shtynë me pretendimin e Ramës për një çertifikatë lindjeje.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama dje dhe sot… çfarë i paturpi!!

Lexoni që të gjithë se çfarë deklaronte në 24 dhjetor 2006 Edi Rama përpara zgjedhjeve lokale të janarit 2007. Zgjedhje, që u shtynë me kërkesë të Edi Ramës për një çertifikatë lindjeje.

Besoj se edhe gazetarët e analistët më të njëanshëm më e pakta që mund të bëjnë është ta mbyllin gojën pasi ta lexojnë këtë deklarim.

Lexojeni çfarë thoshte Edi Rama në 24 dhjetor 2006:

“Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj.”

Pra, Edi Rama garantonte, në 2006 që zgjedhje nuk do të kishte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here