“Rama përpiqet të ekzaltojë një PS më unike se kurrë”, Kë shau këtë herë kryeministri?

0
199

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilloi ditën e sotme një takim me 61 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku nuk kurseu sharjet, ofendimet apo ironitë me kundërshtarët politik por edhe kritikët e tij dhe të qeverisë.

Jo pak, por në 45 minuta fjalim, 11 faqe A4 dhe plot 5842 fjalë, kryeministri Rama nuk kursen ironitë, sulmon të gjithë si kundërshtarët, gazetarët kritikë, analistët, ndërsa rishprehu vendosmërinë e tij se zgjedhjet nuk shtyhen. Ai u kërkoi kandidatëve, përfaqësuesve të PS, anëtarëve etj., që çdo takim ta hapin me fjalinë:“Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”. Më poshtë po ju sjellim disa nga sharjet, ofendimet apo sulmet frontale por dhe indirekte, që kryeministri adresoi para kandidatëve të PS-së.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi ish-kryeministrin Berisha si “një individ që plaket si mos më keq, por si s’ka më keq, prej 30 vitesh ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexhlis, qysh nga ato të shkruarat në kanunin e Lekë Dukagjinit, tek ato të latuarat në librin e vlerave universale të demokracisë”.

Por krahas kësaj, ai nuk la pa ofenduar dhe tallur kryetarin e opozitës, Lulzim Bash dhe aleatët e tij të partive të vogla.

Ai tha: “kujtojnë akoma se, meqë në vend të qëndrimit në vendnumëro me një çadër dielli si parvjet, po vijnë vërdallë nëpër Tiranë me çadra shiu dhe meqë në vend se flasin si atëherë, pas Lulit, zoti Ndoka, zoti Mediu, Dash figura, zoti Vangjeli dhe zonja Hava, sot flet zonja “kapsolla”, shoku “guri”, zoti “fishekzjarri”, zoti “molotovi” dhe sigurisht zoti digjitali u takoka të marrin shumë më tepër se 2 vjet më parë.”

Por krahas kundërshtarëve politik, kryeministri Edi Rama, me gjuhën e tij që nga shumë persona mediatikë është komentuar si një gjuhë arrogante, Rama nuk kurseu as kritikët, gazetarët apo analistët. Ai përdori togfjalëshat: ‘Ngelësa dembelë’, ‘analistë si mësues nate pa arsimin përkatës’, ‘analfabetizëm demokratik’etj.

Ai tha: “Po ku është parë që të drejtën e popullit për të zgjedhur dhe të drejtën tonë për t’u zgjedhur, ta marrin me dhunë disa që nuk zgjidhen dot se nuk kanë popullin me vete.

Kjo është ABC-ja e sistemit që kemi zgjedhur, por ja si erdhi puna pas 30 vjetësh, që partia, e cila lindi për të shkruar historinë e Shqipërisë me këtë ABC, ka degraduar si një grup ngelësash dembelë me shkollë nate të mbetur papunë rrugëve, që jo vetëm kanë harruar abetaren, por duan t’i imponojnë Shqipërisë analfabetizmin antidemokratik të retorikës së dhunës. Ky analfabetizëm kërcënues, jo vetëm për rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës, por dhe për rendin logjik të komunikimit mes shqiptarëve, përhapet nga ekrane studiosh që duken si kuzhinë big brother, ku debatet janë si muhabete rakie dhe analistët si mësues nate, pa arsimin përkatës.

Përgjime krejt qesharake të kërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe dhuruar për big brotherin nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ka mbajtur në sirtar për këtë ditë të zezë për partinë e tij apo përgjime deri të sajuara komplet, ku ka dalë dhe një rresht i vënë në gojën time, i cili nuk më shqetëson, por më fyen sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimin përkatës, por dhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash, të cilat përsëriten pa pushim si të ishin kodet e DaVincit ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme për triumfin e vjedhur të republikës së re apo tretjen e thesarit elektoral të LSI-së, si rezultat i veprimtarisë sonë mafioze, paçka se dhe cironkat e liqenit të Belshit, qefujt e lagunës së Patokut, ngjalat e Karavastasë, se Lulzim Basha po e po, – e dinë se nga rridhte përroi i parave për blerje votash në 2017. Peshqit e shkretë nuk kishin gojë dhe nuk kanë, ndërsa Lulit i ra goja në fushatë për të shpëtuar skllevërit e PD-së nga leku i SHPK-së”.

Duke iu referuar gazetarëve dhe analistëve, Rama tha: “Padituria, mllefi e papërgjegjshmëria i ka kthyer në komentator dhe montator të një Shqipërie të zezë mediatike dhe një bote tjetër që ka dritëhijet e veta” ndërsa shtoi i quajti ata që shprehen se ai ka fituar për shkak të votave të blera duke i quajtur si “Qimdefterët e shkollës së natës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here