Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së djeshme në Sarandë pasi ishin duke peshkuar me dinamit.
Siç bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur pranë kanalit të Çukës.
Dy të plagosurit janë Ilirjan Llanaj, 46 vjeç dhe Manso Gunella, 59 vjeç.
Gunella ka marrë ndihëm e parë në spitalin e Sarandës dhe është larguar, ndërsa Llanaj është nisur për në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.
Policia ka nisur hetimet.