Bashkia e Tiranës, 6 muaj më parë ka hequr emrin e një rruge në Selitë, që mbante emrin e muzikantit të shquar ‘Mentor Xhemali’.
Djali i muzikantit, Maksim Xhemali është shprehur se u njoftua nga një shok për heqjen e emrit, dhe ndonëse ka bërë kërkesë në Bashki nuk ka marë asnjë përgjigje.
Muzikanti Mentor Xhemali është mjaft i njohur për këngën ‘Për ty atdhe’.
Intervista me gazetaren e Fax Neës, Eksiola Shehu:
‘Më lajmëroi një shok, erdhëm e pamë. I këndoi atdheut, por u harrua. Ka 6 muaj që është hequr emri i rrugës në Tiranë, në zonën e Selitës. Gjithë ai artist i madh, është këngëtar i njohur’, tha Maksimi.
Gazetarja Shehu: Deri më tani keni bërë dy kërkesa drejtuar bashkisë të Tiranës. Cila është përgjigjja?
S’kanë ardhur nëpunësit. Në fund të muajit thanë hajde edhe njëherë. Është e tmerrshme, kaq zor i madh qenka t’i vendoset sërish. Është gjeniu i muzikës klasike.
Kam një kërkesë per Presidentin: Shikojeni këtë punë, se ai është i vetmi artist i popullit partizan.
Gazetarja Shehu: Keni dijeni nëse emri I është vendosur një rruge tjetër?
Jo asnjë rruge tjetër.