“Çdo mëngjes prej 34 vitesh”, Gëzim Nika tregon pse i vijnë shoqet e gruas në shtëpi

0
159
Këngëtari ka treguar se është një burrë mjaft i mbarë dhe e respekton shumë gruan e tij, që prej ditës kur janë martuar.
Featured image of article: “Çdo mëngjes prej 34 vitesh”, Gëzim Nika tregon pse i vijnë shoqet e gruas në shtëpiKëngëtari shqiptar Gëzim Nika, i cili njihet për koncertet e tij në të gjitha vendet kudo që ka shqiptarë, ka treguar detaje nga jeta e tij private.

I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Gëzimi rrëfeu se është i martuar prej 34 vitesh me gruan e tij Anxhelinën dhe madje e respekton shumë atë.

Ne kemi lindur të martuar. Kemi shumë vite bashkë dhe unë jam një burrë i mbarë,”– tha këngëtari teksa shkaktoi shumë të qeshura në sallë.

Ai tregoi më tej edhe një detaj mjaft të veçantë, që mbledh edhe shoqet e gruas në shtëpi.

Unë jam aq burrë i mbarë, saqë mëngjes për mëngjes, prej 34 vitesh jabëj unë kafen gruas. Madje e bëj shumë të mirë, sepse me kohë praktikohesh. Dhe të them diçka? Edhe shoqet  egruas thonë ‘vetëm po e bëri Gëzimi kafen do vijmë te shpia, prandaj vijnë’,”- tha këngëtari Gëzim Nika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here