Çuditën me performancën e tyre, por cilat ishin prapaskenat e show-t që dhuruan australianet në Eurosong. Zbulohet misteri…

0
165

Pavarësisht përfundimit të Eurosong Contest mbrëmjen e djeshme, na mbeten ende në kujtesë disa prej performancave të artistëve, të cilat me të vërtetë ishin të paharrueshme.

Të gjithë pajtohemi në faktin se një ndër performancat, e cila ka mahnitur shikuesit është ajo e Australisë me Kate Miller-Heidke me këngën e saj ‘Zero Gravity’ e cila pavarësisht se ishte një nga të fundit që u paraqit në finalen e Eurovizionit në Tel Aviv u prit mjaft mirë, duke dhënë një performancë mrekullueshme me këngën e saj.

Mirëpo cilat janë detajet e realizimit të kësaj performancëe?

Duket qartë në imazhet e prapaskenave se si është realizuar e gjithë kjo performancë mahnitëse e Australisë në Eurovizion.

Të treja gratë qëndrojnë mbi tre shtylla të cilat kanë një bazë shumë të fortë me një mbajtëse të gjerë në formën e një pllake me rrota të cilat zhvendosen. Mikrofonat e tyre janë vendosur mbi tre shtylla të tjera të cilat mbahen nga disa djem.

Rrotat në fund të shtyllave ndihmojnë që këngëtarja dhe shoqërueset të zhvendosen nëpër skenë ndërsa elasticiteti i tyre ndihmon në një performancë magjike ku të treja duket sikur fluturojnë në ajër.

Shtyllat fleksibël sollë trion fantastike që lëkundeshin nga njëra anë e skenës në tjetrën, duke shfaqur një performancë energjike përpara një sfondi të planetit Tokë.

Të veshura me fustane të gjata dhe të derdhura ato dukeshin sikur lëviznin nëpër Univers.

Ajo së bashku me dy performuese të tjera performojnë në ajër duke kënduar këngën titulli i së cilës përshtatet plotësisht me performancën e dhuruar.

Kate u shpreh se këngën ‘Zero Gravity’ ajo e shkroi e frymëzuar nga momente në jetën e saj kur ajo ndihej poshtë me humorin menjëherë pasi djali i saj erdhi në jetë. Ndërsa të shumta kanë qenë komentet positive për Kate nga fansat e saj.

‘E PABESUESHME !!! Performancë e mahnitshme, kjo është arsyeja pse unë e dua Eurovisionin!”- ka komentuar një prej tyre në një video prapa skenave të postuara në YouTube.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here