Në afërsi të Prizrenit jeton Xhemile Susuri, 109-vjeçare, së bashku me djalin, nipat dhe stërnipat e saj. Që nga mosha 18 vjeçe ajo ka filluar të agjërojë Ramazanin, dhe që nga ajo ditë asgjë nuk ka mundur ta ndalë të moshuarën të zhvillojë të njëjtin ritual vit për vit.
109-vjeçarja ka rreth 91 vite që mban Ramazanin, duke i bërë rezistencë moshës, ndërsa sipas saj ajo çka e ka bërë të jetë ende një zonjë e fortë është puna fizike që ajo ka bërë dikur kohe.
Për të zbuluar më shumë rreth historisë së jashtëzakonshme të kësaj heroine, ndiqni videon e mëposhtme.