Epo edhe kjo e padëgjuar/ Lideri ynë suprem, është vetëshpallur edhe ambasador i SHBA-ve dhe i 28 vendeve të BE-së…

0
121

Bëhemi me dije, se në fjalimin programatik, të zhvilluar sot, me kandidatët për kryetarë bashkie dhe me udhëheqësitë e të gjitha niveleve të Partisë Socialiste, lideri ynë suprem, Edi Rama, është vetëshpallur edhe ambasador i SHBA-ve dhe i 28 vendeve të BE-së, në Tiranë.

Lideri suprem, udhëheqësi i të gjithë të gjallëve, mbi këtë tokë, tani është edhe ambasador i 29 vendeve më të rëndësishme të botës.

Në cilësinë e e tij si ambasador i këtyre shteteve, ai ka vendosur të ndalojë përjetësisht, për të shkelur në territoret e tyre, çdo shtetas shqiptar, që do të pengojë zgjedhjet e tij të 30 Qershorit, të cilat ka premtuar se do t’i fitojë mbi 100%.

Bëhemi me dije njëkohësisht, se kjo zgjidhje perverse, i është diktuar nga një këshillonjës diabolik, i cili në këto 30 vjet në Shqipëri, ka këshilluar të gjithë kryeministrat e çmendur.

Nëse ka njerëz që ende nuk e besojnë këtë shkarje masive të liderit tonë suprem, të diktuar nga halli i madh, që i ka rënë mbi kokë, ndiqeni këtë video!

VIDEO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here