Të rinjtë demokratë sulmuan me domate dhe perime të tjera Drejtorinë e AKU-së në Durrës në shenjë proteste për cilësinë e ushqimeve që po konsumojnë durrsakët.
Sipas tyre ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.
“Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marr rryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone” janë shprehur ata.