Gjatë prezencës së saj në Eurovision, Jonida Maliqi përveç dashurisë dhe përkrahjes së publikut gjatë prezantimit të këngës së saj “Ktheju Tokës”, ka marrë edhe kritika.
Kritikat e shumta ndaj saj kanë qenë së tepërmi për nivelin e saj të dobët të anglishtes, gjë e cila do t’i linte fansat pafjalë, marrë parasysh edhe nivelin e formimit që ka Maliqi.
Mirëpo, mesa duket kritikat nuk janë mjaftuar vetëm me ditët e Festivalit, ndërsa pak pas dhënies së verdiktit final që e la Shqipërinë në vend të 18 në prezencën e saj në kompeticion, përmes një video rrjeti ka vendosur ta ironizojë keq Jonidën.
Në video shihen dy vajza rreth tek të 11-tat të cilat imitojnë në mënyrë tallëse këngëtaren me gjeste dhe artikulacione në gjuhën angleze. Për më tepër ju lëm të shikoni videon e mëposhtme.