Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim përmes “qytetarit dixhital”, ku thotë se Blendi Gonxhe merr miliona lekë çdo muaj nga inspektorët e provimeve për patentat.
Sipas ‘qytetari dixhital’ të Berishës, lekët i mbledh Dëfrimi dhe ja dërgon gruas së Gonxhes.
“I dashur shkëlqesia Juaj !
Informacion për Zv.Kryeministrin e shqiptarëve, që është gjoja i angazhuar të luftojë korrupsionin nëAdministratën Shtetërore!
Blendi Gonxhja te DPSHTRR merr nga inspektoret e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo me pak se 350 milionë lekë .
Konkretisht nga :
Tirana, 60 milionë
Durresi 30 milionë
Elbassan 25 milionë
Fieri 35 milionë
Korca 16 milionë
Laci 20 milionë
Kukes 15 milionë
Diber 10 milionë
Shkoder 25 milionë
Vlore 8 milionë
Gjirokaster 4 milionë
Sarande 3 milionë
Siri Rama i lejeve profesionale, 100 milionë!
Besoj boll informacion keni, këto lekë merr Blendi Gonxhja çdo muaj! Këto lekë ka marrë edhe Arben Isaraj për një vit çdo muaj!
Mbani në pergjime ambientale Kryetarët e Komisioneve të Patentave, inspektorët e autoshkollave dhe Siri Ramën e provimeve. Lekët i mbledh Dëfrimi dhe i dërgon te gruaja e Gonxhes, gjirokastrites !”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga Berisha.