Fejzullai ironizon Ramën: Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit…

0
213

Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga Rama, i cili tha se “të gjithë ata që do prekin kutitë e votimit do u ndalohej hyrja në SHBA e BE”.

Briken Fejzullai ironizon Ramën dhe shkruan se atyre që prekin kutitë, do u ndalohet dhe prerja e flokëve, mbatja e duarve në xhepa, leximi i librave të OSHO etj. Fejzullai bën krahasimin me kohën  e diktaturëk të gjithë këto gjëra ishin të ndaluara dhe nënkupton se Rama po e kthen vendin si në kohën e errët të diktaturës.

POSTIMI I PLOTË

Komunikacja!

Atyre që tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e lira demokratike dhe monopartiake, do u ndalohet kategorikisht hyrja në BE dhe USA!

Gjithashtu, do u ndalohet këtyre individëve: zgjatja e flokëve, duart në xhepa, fërshëllima, xhinset, qendrimi në grupe me më shumë se tre persona, leximi i librave të OSHO-s, shikimi i “House Of Cards”, ngrënia e peshkut me djathë, si dhe çdo koment mbi jetën dhe veprën e Jon Snow. 

Rroftë Partia – Vdektë Armiku

Grushtbashkuar prej Çeliku!

Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit, Shkëlqesia e tij “VINI i KIÇOS”.

Kujtojmë se sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste u ka thënë deputetëve që të përhapin mesazhin tek qytetarët, se kush do pengojë zgjedhjet nuk do t’i lejohet më udhëtimi në BE dhe SHBA. Rama këtë gjë u tha deputetëve që ta përsërisin sa më shumë që qytetarëve t’u bëhet këngë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here