Dy punonjës të Aeroportit të Rinasit janë vënë në pranga gjatë natës.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se janë prangosur punonjësit për vjedhje në aeroport.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Arrestohen dy punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, si dhe procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore.
Zbardhen edhe katër vjedhje të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar.
Në kuadër të zbatimit të detyrave të Planit të masave ‘Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ Rinas’, si dhe nisur
edhe nga disa kallzime dhe ankesa të administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas për vjedhje të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve të linjave ajrore, Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën për goditjen e personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.
Në bazë të informacioneve të marra në rrrugë operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin ‘Nënë Tereza’ – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor ‘BAGAZHI I FUNDIT’.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë
E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të ‘Vjedhjes në bashkëpunim’.
Si dhe janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.
Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.
Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019
• Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019
• Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.