Në postimin satirik të radhës ‘Lolita’ ka supozuar vdekjen e kryeministrit Edi Rama, të cilit i duhet të zgjedhë se ku do ta kalojë përjetësinë, në ferr apo parajsë.
Dhe këtë herë Rama është populli, ndërsa Shën Pjetri përfaqëson ‘ferrin’ dhe Jezusi përfaqëson ‘parajsën’.
Pas qëndrimit dy ditë në botën e përtejme, një ditë në ferr e një ditë në parajsë, Rama zgjedh ‘Ferrin’, por kur hapen sërish portat ai shikon një realitet krejt tjetër nga sa ju tregua nga Shën Pjetri, pasi në vend të dëfrimit ai aty gjen zjarr dhe vuajtje.
Nga faqja Lolita ne Facebook
E pret në Parajsë Shën Pjetri dhe i thotë:
-Mirëserdhe por duhet të ndreqim një problem të vogël. Shohim kaq rrallë qeveritarë këtu, kështuqë s’jemi të sigurt çdo bëjmë me ty. Shefi i madh do që ti të kalosh një ditë në Parajsë e një ditë në Ferr, pastaj do zgjedhësh vendin ku do të kalosh përjetësinë.
-E kam vendosur, thotë Rama, dua të rri në Parajsë.
-Më vjen keq, por kjo është rregullorja,- thotë Shën Pjetri dhe e shoqëron Ramën drejt ashensorit që çon në Ferr.
Kur hapet porta Rama e sheh veten në një fushë basketbolli të mrekullueshme, me diellin që shkëlqen në një qiell pa re. Pak më larg duket një club house. Para ndërtesës ndodhen Ruçi, Rroshi, Balla, Spiropali e shumë të tjerë nga miqtë e tij. Të gjithë këta personazhe që flasin të gëzuar, të veshur me rroba të kushtueshme, vrapojnë drejt tij, e përqafojnë dhe ja nisin të kujtojnë debatet e tyre politike. E përfundojnë darkën me homar dhe haviar.
Djalli biles u ofron dhe kafenë.
-Pije këtë konjak Skënderbe dhe relaksohu pak Edvin.
– Eh s’mundem, kam bërë një betim,- thotë Rama.
– Jemi në Ferr këtu biri im, mund të hash e të pish ç’të duash pa u shqetësuar. Duke filluar nga tani s’mund të bëhet ndryshe, veçse mirë e më mire.
Rama i kthen gotat me eks dhe fillon t’i duket Djalli simpatik. Ai është i sjellshëm, tregon barcaleta të bukura, kënaqen aq shumë me të sa nuk e ndjejnë orën tek kalon.
Mbërrin ora për tu ndarë, Rama merr ashensorin drejt qiellit.
Shën Shën Pjetri e pret te dera.
-Tani është rradha e vizitës në qiell,- thotë burri plak duke i hapur portat e Parajsës.
Gjatë 24 orëve Rama duhet të bëjë shoqëri me nënë Terezën, hoxhë Hafizin dhe një seri njerëzish që flasin për gjëra shumë më të rëndësishme se paraja dhe i drejtohen njëri- tjetrit me edukatë. Asnjë barcoletë e shkëmbyer, s’ka as club house, por vetëm një resto i thjeshtë. Meqë këta njerëz janë të gjithë të varfër, ai nuk ka asnjë të njohur dhe askush se njeh si person të rëndësishëm. Akoma me keq… dëgjon Jezunë të flasë vetëm për paqe të përjetshme dhe s’ndalon së përsërituri që do përzërë tregtarët nga tempulli.
Dita mbaron dhe Shën Pjetri mbërrin.
– Atëherë Edvin, duhet të zgjedhësh tani..
Rama mendohet përgjatë 1 minute dhe thotë:
– S’ma kish marrë mendja kurrë të bëja një zgjedhje të tillë… Parajsa më duket interesante, e mbushur me njerëz cilësorë , por besoj që do jem shumë më rehat në Ferr me miqtë e mi.
Shën Pjetri e shoqëron te ashensori dhe Rama zbret drejt ferrit.
Kur portat hapen e gjen veten mes një fushe të djegur dhe sterile, e mbuluar me mbeturinat toksike të spitaleve. Tmerrohet kur sheh miqtë e tij të gjunjëzuar, të lidhur me zinxhirë që mbledhin mbeturinat për t’i futur në thasë të zinj. Ankohen, rënkojnë nga dhimbja, fytyrë e duar palarë.
-Nuk kuptoj, -thotë Rama në gjendje shoku, isha dje këtu, kishte fusha sporti dhe club house. Darkuam me homar e haviar derisa u dehëm. U kënaqëm shumë, kurse tani shoh veç një shkretëtirë mbushur me pisllëqe dhe njerëz të mjeruar.
Djalli e sheh, i buzëqesh me djallëzi dhe i pëshpërit në vesh:
-Dje isha në fushatë elektorale, sot ti votove per mua!