Regjistrimi i kanditatëve të BD nga KQZ/ Paloka: E neveritshme, Rama urdhëroi…

0
143

“Nuk mjafton kjo, por përfaqësuesit e Ramës në KQZ, të cilët janë përsonat përgjegjës që kanë regjistruar atë subjekt dhe i kanë dhënë mandatin e deputetit personit në fjalë me pak se një muaj më parë, pranojnë si të mireqenë shkresën e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska të paktën gjashtë muaj që përfaqëson subjektin në fjalë”.

Nga Edi Paloka

KQZ-Tentativa për ta fshehur, që e ben më evidente farsën e zgjedhjeve!

Pasi e regjistroi në gjykatë si parti politike me firma te fallsifikuara, pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor në KQZ me votat e “rilindasve” në kundërshtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdhëruar ushtarët e tij në KQZ që të regjistrojnë, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatët e asaj që krijoi vetë brenda ditës dhe e regjistroi po brenda ditës, si subjekt “opozitar”.

Shfaqja në KQZ ishte e neveritshme dhe do të ishte qesharake nëse nuk do ishte dramatike.

Nga Parlamenti me qesharak në kohe dhe në hapsirë, Parlamenti “rilindas” , shkon në KQZ një shkresë ku “vertetohet” se një nga deputetët surrogato, (nga këta që hynë nga lista e PD por nuk perfaqsojnë askënd) sipas Kodit Zgjedhor ka “të paktën 6 muaj si deputet i BD në Parlament”.

E ashtuquajtura parti nuk ka bërë një muaj që e regjistroi Rama, “deputeti” në fjalë nuk ka bërë as një muaj që ka marrë mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” të mashtroj shkresërisht për një fakt të njohur botërisht.

Nuk mjafton kjo, por përfaqësuesit e Ramës në KQZ, të cilët janë përsonat përgjegjës që kanë regjistruar atë subjekt dhe i kanë dhënë mandatin e deputetit personit në fjalë me pak se një muaj më parë, pranojnë si të mireqenë shkresën e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska të paktën gjashtë muaj që përfaqëson subjektin në fjalë.

E gjithë kjo ndodh përpara kamerave dhe farsa shkon përpara si normalitet.

Gatuesi i gjithë kësaj nuk kupton (ose bën sikur…) se duke u përpjekur ti japë legjitimitet farsës së zgjedhjeve duke i shtuar një farsë tjetër, këtë të sajesës së “opozites”, vetëm sa e bën më evidente.

 

Kampioni i përdhunimimit të zgjedhjeve nuk mund të ketë sjellje tjetër. Për këto arsye dhe opozita është në rrugë e kërkon largimin e tij si kusht parësor për zgjedhje të lira e të ndershme.

Sidoqoftë, një gjë ka rëndësi dhe është e qartë: me apo pa opozitën fallco, zgjedhje dhe votime farsë me 30 qershor, nuk do të ketë sepse këtë e ka vendosur opozita e vërtetë e cila sot përfaqson shumicën absolute të shqiptarëve.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here