Nga Artan Fuga
———–
Shënim kalimthi dhe me dashamirësi për qendrimin e një ish deputeti opozitar, kolegu të respektuar, dhe veprimtari aktiv për një arësim dhe shkencë të vendosur në shina të drejta.
Lidhur me një shkrim të tij te gazeta Panorama, e datës 21 maj 2019!
————–
Pershendetje i nderuar z. Luciano Boci,
i dashur koleg,
desha t’ju falenderoj për shkrimin tuaj të djeshëm te gazeta Panorama.
Jo per te kritikuar politikat qe perjetesojne nje akademi formale, parazite dhe te politizuar, sepse kjo eshte ceshtje publike, por per konsiderata te ndryshme pozitive qe preknin emrin tim.
Nderkohe desha t’ju informoj se nuk ështe Edi Rama që më ka futur mua në lojë në kritikat ndaj Akademisë të Shkencave. Nuk e di nga e nxirrni këtë konkluzion. Une mendoj se i jam imponuar aq sa kam mundur politikes qeveritare dhe vetë Edi Ramës, që ai të mos mundej ta injoronte alternativën që kam paraqitur përpara opinionit publik.
Une e kam filluar betejen time edhe kur Edi Rama, nuk ishte fare në pushtet, por kishte tjetër forcë politike në qeveri. Eshte nje betejë dhjetevjecare.
Në pergjithesi nuk besoj se ka ndonje burre a grua qe te me fusi ose te me nxjerri mua nga loja, qofte kjo loje akademike, politike, partiake, apo lojra të tjera!. Per kete ju siguroj, se nuk më fut dhe më nxjerr dot kush në lojra as për akademinë dhe as per ndonje post tjeter sepse jo vetem kaq por qeveria Rama me ka hequr sepaku nga pesë detyra që kam pas mbajtur më parë duke më lënë një pedagog të thjeshtë. E kam për nder të kem qenë objekt i këtij persekutimi profesional, qytetar, madje edhe objekt i sulmeve propagandistike të orkestruara të pushtetit ndaj meje.
Se po të ishte për poste edhe unë mund ta ngrohja si parazit kolltukun tim në Akademinë e Shkencave duke përfituar të gjitha privilegjet që vijnë që andej sipas parimit “Qingji i urtë pi në dy nëna”!
Bëj betejën time pa qenë as deputet dhe as anëtar i ndonjë partie politike. Dhe nuk jam i penduar fare për atë që kam bërë, bëj dhe do të bëj pa u lodhur dhe me gëzim e energji të pashteruar.
Ju gaboni përsëri kur shpreheni se une i drejtohem jo me letra sikurse thoni, por me komunikata për mediat, Edi Rames si një lloj stilistike komunikimi publik.
Bëni gabim të rëndë etik kur më barazoni me ata gjyhnaqarët që i drejtoheshin Enverit për t’i falur! Unë nuk kërkoj falje për asgjë, as mëshirë, unë kërkoj që qeveritarët, deputetët, politikanët të sillen me respekt me të mirën publijke dhe jo sikur janë në mall të babait ose të mamasë!
Kot keni bërë paralelizma që nuk qendrojnë. Unë nuk e kam zakon të bëj letra ku të kërkoj falje apo të përgjërohem!
Unë i jam drejtuar njëkohësisht edhe Metes, Bashes, Soreces, Rucit, Rames sikurse të gjithë komunitetit shkencor, opinionit publik në komunikata për media.
Përse?
Sepse une ceshtjen ketu e trajtoj si akademik qe u drejtohet autoriteteve të shtetit ashtu dhe si këto autoritete jane dhe jo sikurse ai do të donte të ishin. Tamam ta zeme si nje deputet i drejtohet kryetarit te Kuvendit : Zoti kryetar!. Besoj se ju e njihni këtë stil të detyruar për t’a respektuar pavarësisht sa kritik ose çfarë vlerësimi të lartë ose të ulët keni për kryetarin. Nuk mund te jem as militant as i njeanshem në këtë komunikim sepse humbet kauza ime dhe jo une personalisht.
Këtë doja t’ju sqaroj me shume konsiderata.
Dhe t’ju them se une do ta vazhdoj betejen time per nje arësim, kulturë, dhe kërkim shkencor derisa te kem fuqi në aleanca ose ndarje me të gjitha ato politika zhgenjyese, gjithmonë per komunitetin dhe dijen e shqiptarëve.
Duke ju pershendetur, une mendoj se te gjitha baterite duhen drejtuar atje ku eshte plaga, dhe jo ta zeme duke i rene Edi Rames indirekt nepermjet interpretimeve të menyrave te mia te komunikimit publik.
Larg meje se pushteti është pronë e dikujt, por larg meje edhe mendimi se opozitarizmi është gjithashtu pronë e dikujt ose e disave!
Besoj se edhe ju kështu mendoni!
Merruni me platformën time, kini guximin ta përkrahni atë sepse siguron një rol të botës intelektuale në vendimmarrjen në Shqipëri deritani e akaparuar vetëm nga politika, lërini interpretimet subjektive mbi stilin që detyrojnë të japësh shpjegime e janë humbje kohe.
Kombi pret alternativa të fuqishme, kundër politikave të mbrapshta, jo stilistikë komunikative e interpretime të metodave të intelektualëve të pavarur për demokracinë shqiptare! Janë beteja të vështira, pa mbështetje financiare, pa statuse, pa thirrje për ndihmë te të huajt, vetëm me energjitë tona. Por me idealizëm. Pa lojra!
Por ky mendim është thjesht bindja ime, mundet edhe e gabuar.
Gjithsesi une ju pershendes per kontributin tuaj kritik dhe uroj suksese ne gjithçka qe ju beni, duke menduar se bashkimi i te gjitheve ne frontet e tyre do te sjelli rezultatin e fundit aq te deshiruar për kulturën, shkencën, arësimin dhe të gjithë demokracinë e rënuar shqiptare.
Miqesisht, artan fuga