Kryeministri, Edi Rama, përveç porosisë për deputetët e tij që të zbresin në terren dhe t`ju thonë shqiptarëve se kush është kundër zgjedhjeve të 30 qershorit do të futet në burg, ka përdorur së fundmi edhe “kartën” e kërcënimit me vizat për në SHBA dhe në BE.
Për këtë atribut skandaloz që i ka dhënë vetes si ambasador ai është pyetur, edhe sot gjatë një konferencë për median me përfaqësuesit e lartë të BE, me rastin e marrëveshjes me Frontex.
Një nga gazetarët e pranishëm në konferencë e ka pyetur kryeministrin; nëse ishte konsultuar dhe kishte marrë mbështetjen e BE dhe SHBA, për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve në këto vende nëse prishin zgjedhjet, por përgjigjja e “ambasadorit” Rama ishte mbyllja e konferencës dhe ikja “me vrap”.
Gazetarja: Zoti kryeministër, ju deklaruat pak ditë më parë se të gjithë shqiptarët që prishin zgjedhjet do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE. Keni marrë konsultim me këto vende.
Rama: Siç e dëgjuat edhe nga spikerja, nuk lejohen pyetjet jashtë kësaj teme. Kush i meriton, do t’i marrë këto pyetje kur t’i meritojë.
Spikerja: Ka më pyetje? Konferenca mbyllet!