Një aksident i rëndë ka ndodhur diten e djeshme në zonën e Kamzës, ku një autobus linje ka dalë nga rruga duke aksidentuar pesë persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40, ndërsa të gjithë personat janë shoqëruar për të marrë ndihmën e parë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, ndërkohë që ky nuk është aksidenti i parë i një urbani në këtë linjë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.