Edi, kush do i paguajë 140 milonë Eurot?

0
124

Gazetari Dritan Kaba ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook, pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar për çeshtjen Beketi ku shqipëria është e dteyruar të paguajë reth 140 milonë euro.

“Vetëm me ato para mund të ndërtoheshin dy spitale si ai “Nenë Tereza”, në Tiranë.
Vetëm me këto para mund të shpetoheshin jetet e femijëve me leucemi, që Rilindja jote as ilaçe për mbi jetese nuk i siguron dot”m shkruna gazetrai.

Ja postimi itj i plotë:

Edi, kush do i paguajë 140 milonë Eurot?

Broçkulliti sot një orë. Ka një javë, që si majmuni hidhet degë më degë. Sot fatkeqesinë për të dëgjuar fjalimet bajate, plot ditirambe, për të fshehur një tjetër korrupsion, e kishin mjekët.

Mesonte profesorët e nderuar të mjekësisë, mjekët plot përvojë dhe dije, si duhej të studionin. I bëri me baltë, i ofendoi, i vuri në dyshim punën shumë vjeçare të tyre. Dhe kush?! Ky, që në jetë deri tek aritmetika ka shkuar, mbledhje, heqje, shumëzim dhe pjestim. Injoroi dijet e profesorëve që botojnë tek revistat me prestigjoze të fushës së mjekësisë. I nëpërkëmbi sakrificat e tyre. Ky nihilist i klasit të parë. Ky injorant ne kuptimin e plotë të fjalës.
Ky shkatërrues i shendetësisë me PPP më korruptive në glob. Ky njeri që shet moral dhe blen kriminele. Dhe bashkë me kriminelët dhe oligarkët shkatërrojnë themelet e demokracisë duke blerë votat, intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.

Foli e foli, por ende një gjë nuk e ka artikuluar kush do paguajë 140 milionë eurot e humbura nga arroganca e tij. Nga fobia ndaj mediave, qe nuk i kap dot. Nga urrejtja e tij për çdo liri qytetare. Nga shërbimi i tij në favor të mediave shërbëtore të tij.

Edi Rama leri fjalët, broçkullat, mashtrimet, “mësimet”, kërcënimet dhe fyerjet, por shpjegoju kush do i paguajë dëmet që i solle shqiptarëve. Kjo faturë prej miliarda lekesh është vetëm e para.

Vetëm me këtë shumë mund të kishte ilaçe falas, për pensionistët e pamundur, plot 8 vjet.
Vetem me ato para mund të ndërtoheshin dy spitale si ai i Nenë Tereza, në Tiranë.

Vetëm me këto para mund të shpetoheshin jetet e femijëve me leucemi, që Rilindja jote as ilaçe për mbi jetese nuk i siguron dot.
Vetëm me ato para do sigurohej mjekimi i të semurëve me kancer, që enden korridoreve të spitaleve pa marrë dot mjekim.

Mund të vazhdoja edhe më gjatë me listën e atyre që kanë humbur shqiptarët nga veprimet e qellimta të Ramës, por sot u ndala vetëm në fushën e mjekësisë.

Edi Rama lerë logorene, por thuaji shqiptarëve kush do e paguajë demin tend prej 180 miliard lekësh!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here