Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, që nga protesta e banorëve në Astir ka paralajmëruar Edi Ramën se protesta e 25 majit do të të jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatëtrrojë pluralizmin.
Ndërkohë Balliu u bën ftesë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestë.
“Ju keni vetëm një hall. Halli juaj është data 25 maj, se do jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.
Ju ftoj që të mbrojmë gjithë bashkëqytetarët tanë. Nuk ka qytetar që si rrezikohet jeta nga bandat e Edi Ramës, ndaj ju ftoj që në 25 maj të marrim pjesë në protestën madhështore”, u shpreh Balliu.
Kujtojmë se Balliu është një nga mbështetësit më të mëdhenj të banorëve të Astirit, duke qënë pjesëmarrës aty nga dita e parë.