Pak minuta më parë ka filluar edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Studentët janë të pajisur me tymuese, flakadanë dhe i kanë hedhur para në drejtim të ministrisë.
Ata janë të revoltuar pasi sipas tyre qeveria nuk ka bërë asnjë gjë për plotësimin e kërkesave.
“Mund të themi se sot nuk është masive, por në ditët e tjera do të jetë dhe më masive. Ne nuk jemi kërcënuar dhe jemi këtu për kërkesat tona”, u shpreh një student.
“E duam Shqipërisë si gjithë Europa”, kjo është një nga thirrjet e studentëve.