Deklaratat e delegacionit te BE dhe Ramës, zëdhënësi i Presidentit: Meta nuk ndalon askënd të këndojë “na fitorja në fitore”

0
121

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se Presidenti Meta po vazhdon të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të Reformës në Drejtësi.

Reagimi i plotë

Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here