Si ka mundësi që sa hipën Erion Veliaj në biçikletë, ka gjithmonë një fotograf afër?
Kjo është pyetja që ngre ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.
Përmes një postimi në Facebook, Balliu shton se, kur kryebashkiaku i Tiranës jep leje ndërtimi nuk ka asnjë fotograf afër.
“Si ka mundësi që sa hipën biçikletës Lali €ri ka një fotograf afër, por kur jep ato lejet e ndërtimit për pallate apo kur firmos projektet për narkotrafikantët ose kur devijon lumin Lana pse nuk gjendet fotografi për qamet.
Rilindjes i ka rënë maska. Tashmë nuk ju bëjnë punë fotografitë ka ardhur koha të gjeni avokatët se do ju duhen për tu përballur me drejtësinë”, shkruan Balliu në postimin e tij..