Kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi i është kthyer ashpër deputetit të PS-së Spartak Braho pas fjalëve të shprehura nga ai në seancë për Ballin Kombëtar.
Duke e cilësuar madje dhe ‘budalla’ Alimadhi tha se komunistët kanë vrarë katër mijë deri në gjashtë mijë shqiptarë.
Ai e sfidoi hapur Brahon dhe gjithë kundërshtarët duke i thënë se do të jepte dorëheqjen nëse del një dokument që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar apo ka vrarë një komunist, një partizan.
“Nuk e di por mendoj që këtu ka intelektualë, njerëz të zgjuar, këtu ka historianë. Por të biem kaq poshtë, në nivelin e këtij budallai këtu që s’di asgjë për historinë. (Hysi i tërheq vëmendjen).
Kur ky zotëria thotë që ballistët hani pula a e kuptoni çfarë thotë. Po ju keni ngrënë koka njerëzish more.
Po ju se dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Keni vrarë katër mijë deri në gjashtë mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Po ju nuk dini asgjë nga historia. Qëllimisht nuk e lejoni historinë.
Qëllimisht ia bëra pyetjen zotit Tufa: A keni ju mundësi ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e këtij studimi të këtij instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, pra të themi vitet 1941, ‘42, ‘43, ‘44.
Sinqerisht jam kryetar i Ballit Kombëtar. Nuk pranoj asgjë çfarë është bërë nga historia e deritanishme.
Por në qoftë se ju, ose një historian del e më jep një dokument të vetëm që Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, BK ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jap dorëheqjen në këtë parlament”, deklaroi Alimadhi.