Meta në ditëlindjen e futbollisti më popullor: I lumtur të isha pjesë e festës së veçantë me familjen dinamovite…

0
121

Presidenti Ilir Meta ka qenë dje i pranishëm një festën e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit, futbollisti më popullor në Shqipëri i viteve 1980-1990 dhe tani mban titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të tij në Facebook, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që takonte për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

I lumtur të isha dje pjesë e një feste të veçantë me familjen dinamovite, me rastin e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit të madhërishëm. Kaq shumë yje dhe kapitenë të Dinamos dhe Kombëtares në një ambient aq të ngushtë dhe modest nuk kam parë, nga Iliaz Ceco te Mujo Targaj. Kënaqësi të takoja për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit. S’mund të mungonin dhe Ballgjini me Markon e Faruk Sejdinin. Të gjithë e ndjenin mungesën e pazëvendësueshme të Zërit e Luarasit, dhe nderimi për kujtimin e tyre ishte emocionues. E pamundur të mungonte Halit Gega, i cili mori shumë urime për suksesin e fundit të vëllait, Skënder Gega. Ky ishte momenti kur ndihej më mirë gjigandi Perlat Musta. Kishte dhe “kundërshtarë” të tjerë tepër të rrezikshëm si Shkëlqim Muça, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Millan Baci etj. Aty kuptoje fuqinë e sportit dhe forcën e ekipit. I nderuar të merrja nga Demollari fanellën e tij me dy njësha, pasi ai ka qenë njësh edhe në fushë edhe jashtë saj, por dhe frymëzim për shumë femijë e të rinj për t’u bërë si ai.⚽??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here