Në përkujtimin e 35-vjetorit të revoltës së Qafë Barit, ish të burgosurit e këtij kampi riedukimi takohen dhe përloten nga kujtimet e vuajtjeve që kanë kaluar bashkë.
Ata e quajnë njëri-tjetrin “bashkëvuajtës” se ndanë të njëjtat qeli e të njëjtin fat në mes të maleve ku ishte ndërtuar ky burg.
Në video e regjistruar nga Jozef Radi, janë Kosta Gjordeni me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka.
“Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit ,1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni një nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me një dore, me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka.
Lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite. Me qindra njerëz takuan dramën dhe qëndresën e tyre nën diktaturë”, shkruan Radi ne facebook.