Nga Arian Galdini: Skuthokracia e zbërthyer në një letër publike për dialog!

0
201

Skuthokracia e zbërthyer në një letër publike për dialog!

Nga Arian Galdini

Është po i njëjti njeri që nga Elbasani kërcënonte e turfullonte dhe kur mbërriti në Tryezën e Dialogut të thirrur asokohe në Kuvend nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu, i nxorri jashtë gjithë të tjerët dhe u mbyll për orë të tëra vetëm për vetëm me Lulzim Bashën në një dhomë, për të pjellë të nesërmen 6 Ministra, ca Drejtorë dhe një fushatë elektorale teatrale. Por duke qenë se loja e politikës shqiptare është diversifikuar, çdo pjellë e asaj nate u vra ditë pas dite nga aktorët e tjerë politikë që nuk ishin në atë dhomë. E ja ku jemi pas 2 vjetësh nga lakuriqësia e një nate pasioni tek ngulçimi i një lakuriqësie gladiatorësh. Si në Venedikun e mesjetës, Paria në dekadencë të plotë dhe e rrethuar me kurtizana, nuk e lejon “dashurinë” e vetëm dy njerëzve. Paria jone ose bën dashuri në grup, ose i detyrojnë dy njerëzit e kapur në flagrancë duke bërë dashuri, që të mohojnë njërin-tjetrin e madje të dalin në arenë a fushëbetejë për tu asgjësuar o të dy o së paku njëri prej tyre. Nën këtë kontekst Letra Publike e Edi Ramës për dialog me Lulzim Bashën, është një skuthëri spektakolare. I dërgon letër Lulit por në çdo rresht komunikon edhe me Parinë që mezi pret dashurinë në grup ose luftën. Ky i thotë Bashës shpesh se nuk është e nuk bëhet dot lider. Ndoshta ka të drejtë. Por edhe një lider që ka qejf edhe dashurinë në grup edhe dashurinë dyshe, nuk bëhet dot kurrë burrë shteti. Lider Partie a Parie edhe mund të bëhet, por burrë shteti as që e ka shansin të bëhet. Edi Rama nuk është Diktator, e as Tiran. Nuk mundet. E ka pamundësi karakteriale. Edi Rama është skuthokrat. Dhe skuthokratët janë dëm e rrezik serioz publik sepse i bëjnë të gjitha e nuk kanë as cipë, as turp, as burrni. Ndaje mendjen Ed Skuthokrati, ose ndiq porosine e ndërkombëtarëve dhe gjej kurajon dhe integritetin për tu ulur në Dialog pa Kushte, Transparent dhe me Axhendë Publike dhe për Interesin Publik me Bashën, duke humbur të dy diçka, ama duke fituar Shqipëria, ose mos u bëj kaq qesharak sa të kujtosh se po këndove serenatë poshtë pallatit, të gjitha vajzat aty do kujtojnë se e ke me to dhe mund të të dalë kismet i mirë. Kjo nuk është as politikë e as burrështetësi. Nëse je lider, mer përgjegjësitë e liderit dhe vepro, mos skuthëro. Shqipërinë nuk mund ta digjni ju e as ta mbani peng se doni edhe të bëni dashuri në grup, edhe dashuri dyshe, edhe luftë. Mjaft. Koha e skuthokratëve po mbaron. Nga Arian Galdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here