Rama është tallur me mjekët/ Reagon mjeku i njohur, zbulon mashtrimin e Ramës për ngritjen e pagës me 10 përqind…

0
141

Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo e ka cilësuar si një tallje të kryeministrit Rama premtimin e tij për tu rritur rrogat me 10 përqind mjekëve.

Një një postim në profilin e tij në facebook, Kalo shkruan se Rama është tallur me mjekët ku pavarësisht se do i rriste me 10 për qind pagat, asgjë deri më tani nuk është reflektuar në llogarinë e tyre të pagave.

Për të vërtetuar këtë gjë, mjeku Kalo krahas shkrimit të tij, ka publikuar edhe faturat dhe të dhëna zyrtare të pagës së tij

“TALLJEN nuku ua kemi për borxh….Prej Nëntorit 2018 nuk pushuan së rreshturi tamtamet qeveritare për rritjen më të madhe të pagave, prej 10% që prej fillimeve të zhvillimeve Demon-kratike në vendin tonë, efekti i së cilës do të reflktohej në pagën e muajit Prill 2019….”U mbars mali dhe nuk u polli së paku edhe një mi”, dhe e gjitha kjo tamtamajë rilindase përfundoj në rritjen prej ZERO qindarkash të pagës sime, që jam i sigurtë se pasqyron edhe pagat e mijra e mijra gojëkyçurve/oportunistë/konformistë….

Për të mos dyshuar se bëhet fjalë për një shkrim të një “Kadriu” të “Mediave të Kazanit”, media të cilat kanë mbi 1.5 vite që mi kanë mbyllur dyert e tyre, dhe të bazuar në hamendësi, keni këtu të bashkëngjitura

VKM-në,2- Shtesën e pagës për një Mjek Infeksionist, si dhe 3- Dokumentin Bankar ta pagës sime për muajin Prill 2019….Me përgjegjësi morale dhe juridike ju them sa këtë pagë unë firmos prej shumë e shumë vitesh, dhe ajo NUKU është ndikuar në rritjen e saj aspak ose vetëm “një kafe”, nga VKM-të e pas 23 Qershorit 2013, gjoja se “mjekëve me tituj shkencorë nuk u rritet paga”, EDHE pse po në këto VKM flitet për një shtesë page prej 8.000 lekësh për Mjekët Infeksionistë….

NE nuku qënkemi mjekë si të tjerët, dhe përpjekjet tona për t’u kualifikuar më tej qënkan të ndëshkueshme në sytë e kësaj Qeverije.….Ku janë ato pagat e njëjta me mjekët gjermanë, për të cilat na flet KM-ja…..O tempora, o mores….Me këtë politikë vlerësuese të punës dhe përpjekjeve të ndërgjegjësuara të MANTELBARDHËVE, nuku do të jetë e largët dita që në tregun e punës së Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, vështirë se do të mbeten mjekë të mirë-kualifikuar për të mbuluar nevojat e Përkujdes mjeksor ndaj popullatës.….

JU faleminderit që ja mbritët t’ua ktheni Shqiptarëve në fytyrën e tyre ato 1.000.000 shuplakat e 23 Qershorit 2013, të cilat ata jua ofruan për të goditur me to fytyrnxirët e Korrupsionit, të Krimit, të Keq-qeverisjes, të Nepotizmit, të Grabitjeve të pasurivë kombëtare, të Kanabizimit të vendit, të Pasigurisë për jetën, të Legalizimit të pronave të grabitura, të zëna apo të vjedhura, të Emigrimit të detyruar nga pamundësija e punësimit si dhe mungesa e zhvillimeve të qëndrueshmë ekonomike të vendit, etj, etj…..Quo vadis Shqipëria ime!!!”-shkruan Kalo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here