Një telefonatë kërcënuese e cila lajmëronte vendosjen e një bombe pranë Këshillit Gjyqësor në Prishtinë ka ngritur në këmbë Policinë e Kosovës.
Godina e këtij institucioni ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj” e cila është bllokuar me shirita të policisë.
Policia e Kosovës, e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.
Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë pranuar informarën se ka mjete shpërthyese pranë dy objeketeve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen mjete te dyshuara shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti, raporton GazetaExpress
Ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar lidhur me autorët që kanë përgatitur këtë skenar. Nga ana tjetër, rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët po kontrollojnë nëse ka ndonjë mjet shperthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu punëtorët janë avakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.