Një djalë 9-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht në Essex të Anglisë. Rasti ka ndodhur të enjten në një klub noti, në shkollën “Great Baddow” në Chelmsford.
Leo Latifi, shqiptar nga Kosova u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë më. Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap i cili më pas i ra sipër. Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e 9-vjeçarit.
“Leo do të na mungojë shumë të gjithëve. Ishte një dritë në shkollën tonë. Fytyra e tij ndriçonte klasën dhe sytë e tij të kaltër bënin që të gjithë të buzëqeshnin. Ai ishte një shkencëtar i së ardhmes, por për fat të keq jeta iu ndërpre në mes”, thanë shokët dhe shoqet e klasës për vogëlushin shqiptar.
Hetuesit e Essex janë duke hetuar rastin e vdekjes së Leos.