Mungon insulina nëpër farmaci/ Reagon Berisha: Rama dhe Manastirliu po ndëshkojnë të sëmurët

0
149

Mungesa e insulinës në treg ka shkaktuar panik tek të sëmurët. Një i ri fierak që e ka denoncuar këtë fakt tek ish-kryeministri Sali Berisha, i është lutur atij ta publikojë, me shpresën mund të jetë i vetmi zë që të bëjë që qeveria të reagojë dhe të zgjidhë problemin.

Berisha e ka publikuar mesazhin në fjalë duke akuzuar kreun e qeverisë dhe Ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun se nuk po bëjnë tjetër përveçse po i ndëshkojnë të sëmurët.

“Edvin Krimi dhe ndrikull Manestirliu ndëshkojnë të sëmurët, i lënë pa insulinë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha në fb.

“Përshëndetje zoti Berisha.

Vajta sot në farmaci për insulinat e gjyshes, por nuk i mora dot, sepse farmacistja më tha është mungesë në treg. Kam bredhur gjithë Fierin dhe nuk gjeta. Ju lutem publikojeni. Me respekt G.H.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here