Thirrje Ramës: Reflekto! ke përballë 800 mijë votues. Nuk t’i nxënë as burgjet

0
129

Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës së bashkuar, që do të mbahet sot përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 19:00, vjen dhe reagimi i deputetit të opozitës Lefter Maliqi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Maliqi i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Rama për reflektim, ndërsa i ka kërkuar këtij të fundit të lërë mënjan ironitë dhe arrogancën dhe të shmang konfliktin dhe përplasjen civile në 30 qershor.

S’ka konkurence,rivalë,kundërshtar,kandidatë përball,ska motiv për garë,ska alternativë etj etj.Mos ngulni kembe as me ironi, as me arrogance, as me perbuzje me opoziten, se nuk eshte as Luli, as Monika,Mediu por as Shpetimi dhe Vangjeli qe i deshe aq shume per fitoren tënde te 2017-ës,por 800 mije votues te opozites sipas zgjedhjeve te fundit te pakten te blera apo jo nga ju, sipas opozites apo dosjeve ne Prokurori. Nuk mund te fusni ne burg 800 mije veta, jo per gje por kapaciteti i burgjeve ne Shqiperi eshte 6000 veta,dhe i ke te mbushura plot me te burgosur per energji elektrike, 30 gr droge.”-është shprehur ndër të tjera Maliqi.

Postimi i plotë i Maliqit:

Thirje para protestes drejtuar Kryeministrit per reflektim .Shmang sa seshte vone para 30 Qershorit konfliktin dhe perplasjen civile ,beni marrveshjen,shtyni zgjedhjet,ndryshoni sitemin e kalbur e korruptiv elektoral. Zgjedhjet ne 30 Qershor do behen dhe s’do behen. Z.Rama pa opoziten smund te behen dhe s’duhet te behen, dhe po u bene, ne mbi 50% te bashkive ne veri e jug sdo behen dhe ne pjesen tjeter do jene me probleme dhe shume te cunguara e me konflikte. Ska konkurence,rivalë,kundërshtar,kandidatë përball,ska motiv për garë,ska alternativë etj etj.Mos ngulni kembe as me ironi, as me arrogance, as me perbuzje me opoziten, se nuk eshte as Luli, as Monika,Mediu por as Shpetimi dhe Vangjeli qe i deshe aq shume per fitoren tënde te 2017-ës,por 800 mije votues te opozites sipas zgjedhjeve te fundit te pakten te blera apo jo nga ju, sipas opozites apo dosjeve ne Prokurori. Nuk mund te fusni ne burg 800 mije veta, jo per gje por kapaciteti i burgjeve ne Shqiperi eshte 6000 veta,dhe i ke te mbushura plot me te burgosur per energji elektrike, 30 gr droge etj. Nderkohe kriminelet e vrasesit shumica jane te lire per shkak te sistemit te drejtesise se korruptuar. Nga reforma ne drejtesi nuk ka frike vetem opozita por me se shumti mazhoranca se plasi droga sheshit para nje viti, tenderat, koncesionet etj. S’po zgjatem por duke qene se quhem dhe mbetem deputet i popullit dhe me mandat me djersen time sot dhe kurdo sa te kem fuqi, nje mandat ne qarkun Berat shkon nga duan mbeshtetesit e mi, te bej thirrje ulu sa s’eshte vone me opoziten per veten tende, Rilindjen tuaj ,popullin dhe per interesat e vendit ne BE. Neser do jete vone per ty dhe per karriget tuaja. Zgjedhje nuk behen dhe po u bene do shtyhen,si ish drejtues policie,si ish Kryetar njesie vendore si deputet per here te dyte kam bindje qe zgjedhjet nuk behen pasi ne cdo qender votimi me Kod zgjedhor disa m larg qendron nje polic ,dhe me polici qe te menaxhoni situaten konfliktuale ,qe do lindi ne pjesen me te madhe te qendrave te votimit ju nuk i mbuloni dot. Pasi ne cdo komisariat do keni vetem 1 ose 2 grupe te gatshme te cilat nuk perballojne dot konfliktet ne shume qendra votimi dhe situata mund te degradoje ne konflikte civile mos e dhente zoti dhe me viktima. Me pas do akuzoni ju opoziten dhe opozita ju. Pasojat bien mbi ju dhe hiqni dore nga keto parodi dhe tregim force e ironi por uluni beni marreveshje mbi interesat tuaja personale.Lexoje kete thirrje dy here po pate kohe se e di qe ske ose e injoron dhe mbase ske kohe as per te pare realitetin me sy. As ti as deputetet e ministrat e tu se po e shohin popullin si flet votimi vetem .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here