Një ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi një protestë paqësore që zgjati 180 minuta.
Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të dhe protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet më 31 maj.
Por në protestën e djeshme të opozitës ishte edhe gazetari Tim Judah, i medias prestigjioze “The Economist”.
Ai shkruante në Twitter se ndodhej në Tiranë për të ndjekur dhe mbuluar si gazetar protestën e opozitës.
Ai është shprehur teksa ka publikuar edhe foto se protesta ishte paqësore dhe se bulevardi është plot