Deklaratë e fortë nga Vasili: Edi Rama nuk është pronari i Shqipërisë, ky grup ka rrëmbyer qeverinë dhe ecin mbi provokimin

0
125

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është pronari i Shqipërisë dhe nuk mund të zgjedhë se kur do të ikë, por duhët të dëgjojë zërin e qytetarëve.

Vasili: Ky kryeministër ka thelluar në mënyrë ekstreme fenpmene të cilat gërryejnë shtetin. Një njeri që i mungon detyrës largohet sepse nuk është pronar i qeverisë. Nuk ka dua të iki apo nuk dua të iki. Dua apo nuk dua të iki ka të drejtë të thotë vetëm një njeri, pronari i një biznesi të vet. Ky nuk ësht atje sepse ka një biznes të cilin e ka në dorë dhe e lë apo se lë si të dojë. Ky njeri është votuar nga një numër i caktuar njerëzish për të qeverisur dhe ku u krijon një shqetësim madhor 2 apo 3 milion shqiptarëve, ky largohet dhe nuk është dëshirë e tij. Prandaj protestat janë masive popullore për t’i tërhequr vëmendjen, deri në momentin kur protestat do ta marrin një vendim që do të jetë shumë i rreptë.

Vendimi mund të jetë gjithfarësh, në përgjithësi i papajtueshëm. S’mund të pranojnë shqiptarët që të pranojnë që të shkruajë ky letra dhe shqiptarët të rrinë në fukarallëk.

Më tej Vasili u shpreh se policia e vendosur në mbrojtje të  godinës së Parlamentit provokoi protestuesit, për të bërë dhunë duke çarë qëllimisht kordonin.

Vasili: Në protestën e së shtunës ju patë një gjë shumë interesante. Ky kryeministër që i ka sjelljet ordinere edhe atë ditë, për të provokuar protestuesit kordoni i policisë u hap në mënyrë të çuditëshme që protestuesit të provokoheshin. U krijuan premisat për ta provokuar. Ky grup që ka rrëmbyer qeverinë dhe ecin mbi provokimin.

Të provokojmë dhe mbi ngjarjen që ndodh të shtyjmë disa ditë pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here