“Do të shoh nga afër”, Kujtim Gjuzi ‘zbarkon’ me Benz-ML në burgun e Fushë Krujës…

Deputeti Kujtim Gjuzi ka takuar sekretarin për mbrojtjen e të dënuarve dhe persekutuarve z.Ido Xhvdet Pashajn.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Gjuzi me anë të disa fotove që ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Teksa shihet në portën e jashtmë të burgut të Fushë-Krujës, deputeti shkruan se ka rënë dakort me zotin Pashaj për të bërë një kontroll në këtë burg.

“Do të shoh nga afër si respektohen të drejtat njerëzore nga shtetaret e administrates me qytetaret qe kryejne denime këtu,”- shkruan ndër të tjera Gjuzi që ka publikuar edhe foton e një ML-je të bardhë. Mesa duket kjo është makina me të cilën ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.

Statusi i plotë i deputetit Kujtim Gjuzi

Sot ne IEVP Fushe – Kruje Institucion i Sigurise se Larte ne Shoqerim te sekretarit per mbrojtjen e te denuarve dhe persekutuarve zotit Ido Xhevdet Pashaj u dakortesuam me zyrtaret e sherbimit dhe sigurise per nje vizite neser ne keto ambjente te Shtetit Shqiptar. Neser do te shoh nga afer si rrespektohen te drejtat njerzore nga shtetaret e administrates me qytetaret qe kryejne denime te dhena

“Do të shoh nga afër”, Kujtim Gjuzi ‘zbarkon’ me Benz-ML në burgun e Fushë Krujës…

Fitorja e Arba Kokalarit në PE, Demalia:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko