Sunday, November 24, 2024
Home Aktualitet “Nuk e shpëton dot as Avokati ekselent”, Dylgjeri “shigjeton” Ramën: Po kryen...

“Nuk e shpëton dot as Avokati ekselent”, Dylgjeri “shigjeton” Ramën: Po kryen haptazi një vepër penale të dënueshme

0
155

Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në Facebook komenton letrën e gjashtë të kryeministri Edi Rama adresuar kreut të demokratëve, Lulzim Basha për dialog.

Postimi i Dylgjerit:

Letra e 6-të

Rama kaloi në Përndjekje (Stalking)

6 Letra! Njëra pas tjetrës …

Në dashuri quhet përndjekje. Në anglisht quhet Stalking.

Pra njëherazi, zoti Rama, po kryen haptazi dhe publikisht një Vepër Penale të dënueshme në Bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqiperise. NENI 121/a i Kodit Penal.

Kualifikohet si Përndjekje e mashkullit ndaj mashkullit, duke u konsideruar si veprim i përsëritur, se ka KONSUMUAR edhe Vepra te Tjera Penale.

Luli nga ky veprim i përsëritur, ka kaluar në gjëndje ankthi. Tashmë jo vetëm Luli, por

edhe publiku po përjeton ankth.

Pritet kur do të shkruhet e 7-ta e 8-ta e 9-ta

e xxxxxx….Ankth!

Një DENONCIM në PROKURORI nga Luli,

dhe Rama e ka të konsumuar dhe të PERSERITUR VEPREN PENALE. 6 Letra!

Nuk e shpëton dot as Avokati ekselent, me formim londinez, me performancë borgjez,

SPARTAK NGJELA d.v

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here