“Precedent për këtë rast ka”, Manjani-Metës: Ridekretimi i datës së zgjedhjeve, e vetmja zgjidhje

0
140

Nga Ylli Manjani:

Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normal në këtë situatë anormale që gjendet vendi.

Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që “…. parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti…”

Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë.

Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimi, bën pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.

Pra, asnjë problem Kushtetues, nga ana formale, nuk do të gjeja nëse Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet, të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore.

Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mosregjistrimi i opozitës në zgjedhje.

Këto janë arësye të forta për të detyruar Kryetarin e Shtetit të rikonsiderojë anulimin e një dekreti që nuk zbatohet.

Pa dyshim që ky proçes ri- dekretimi nuk mund të jetë vetëm juridik. Në radhë të parë ai është një proçes politik, por edhe Kushtetues.

Parimet e shtetit demokratik dhe të sundimit të ligjit janë cënuar rëndë. Kushtetuta nuk mund të katandiset si afat procedurial, siç na fton Kryeministri.

Pasi shkel rëndë trupin e shpirtin e saj, asnjë kuptim nuk kanë më afatet…

Ndaj ri-dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale mbetet e vetmja zgjidhje.

Pa dyshim, jo të gjithë janë dakort me këtë zgjidhje in-extremis, por ska tjetër.

Aq më tepër kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Precedent për këtë rast ka. Është ri-dekretimi i zgjedhjeve të 2007 dhe të 2017.

Ndaj, Presidenti duhet ta rimarrë këtë precedent.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here