Gazetarja që u ofendua me fjalor seksist nga Gjinushi ka një kritikë dhe për kolegët e saj….

0
145

Enkelejda Mema, gazetarja që u ofendua me fjalor seksist nga Skënder Gjinushi, ka falenderuar miqtë dhe kolegët për hapësirën që i kanë dhene në media. Sipas saj, do jenë institucionet përkatëse që do të merren me këtë rast, ndërsa shton se do të donte qe ‘incidenti’ të kishte pasur më shumë hapësirë mediatike.

“Falenderoj miq e jo miq, te njohur e te panjohur, kolege e jo kolege per hapesiren që i dhate incidentit tim me kryetarin e zgjedhur te Akademise se Shkencave, Skender Gjinushi. Nuk dua te merrem me artikulimet e tij te etiketuara si seksiste sepse nuk jane ne interesin tim, me to do te merren institucionet perkatese.

Ajo qe ishte ne interesin tim si gazetare dhe qe shume do te doja te kishte gjetur hapesire per diskutim ne media, ishte pikerisht ajo qe kolegia e standard sjell ne vemendje.  Edhe nje here Z.Gjinushi? Kur ju lindi ambicia per t’u bere kryetar i Akademise se Shkencave para apo gjate reformes per Akademine e Shkencave? Nenvizoj se Skender Gjinushi eshte njeriu qe udhehoqi reformen per Akademine e Shkencave”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Për këtë rast është hapur edhe një peticion online, që kërkon dorëhejqen e tij. Deri tani janë mbledhur mbi 2 firma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here