Një delegacion i Kongresit Amerikan ndodhet në Tiranë dhe është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Sipas televizioneve informative mësohet se më herët ata kanë zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.
Ndërsa takimi i radhës do të jetë në orën 11:15 me kreun e Kuvendit. E pak më vonë edhe kreun e opozitës Basha.
Ende nuk dihen detaje, por takimet vijnë në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza politike si dhe në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet, ndërsa opozita ka dalë nga Kuvendi dhe u shtë bashkuar protestave popullore.