Në Shqipëri nuk ka më as shtet/ Rama kufomë politike, edhe studentëve u dërgonte letra erotike…

0
203

Ish-dpeutetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se, në Shqipëri nuk ka më as shtet dhe as kryeministër. E ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo gjatë mbrëmjes së djeshme tha se, shqiptarëve u ka ngelur vetëm të protestojnë sepse vetëm protesta është realisht e tyre.

“Është bërë e qartë në çdo fjalim që negociata dhe dialog me Edi Ramën si shkaktar i krizës, nuk ka dhe nuk mund të ketë si kryeministër. Atëherë kush mbetet mjeti i qytetarëve. Mbetet protesta.

Ka pasur në protestë, jo vetëm simpatizantë, por edhe qytetarë që nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike. Qindra mijëra qytetarë që protestojnë, kanë mijëra arsye. Në protestën e fundit kishte edhe ish-komisionerë të PS. Ata nuk dalin për pushtetin”, deklaroi Vokshi.

Ajo gjithashtu shtoi se, opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po promovon vjedhësit e votave duke i vënë në listë për kandidatë për kryebashkiakë.

“Ajo që ne kërkojmë është votë e lirë dhe e ndershme dhe jo vota të blera. Edi Rama po i promovon sot vjedhësit e votave duke i vënë kandidatë për kryetarë bashkie. Po mbyllen dhe ato dyer që kemi hapur prej shumë vitesh. Ne do vazhdojmë të protestojmë pa reshtur.

Letrat tregojnë përsiatjet e një njeriu që ka një shterpësi idesh dhe aksioni politik. Letrat e tij as që duhet konsideruar. Edhe në protestën e studentëve shkruante mesazhe kërcënuese por edhe erotike. Protestat e kanë shndërruar Edi Ramën në një kufomë politike.

Kjo ka ardhur si rezultat e aksionit opozitar. Me protesta do ta detyrojmë Edi Ramën. Do jenë akoma më shumë. Çdo vendim që po merr. Gjysma e qeverisë janë pinjollë të komunizmit. Kryetar Kuvendi është Gramoz Ruçi, ndërsa akademia e shkencave drejtohet nga Gjinushi”, tha Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here